Vazhdojnë punimet për ndërtimin e shtëpisë për të moshuar në Prizren

29 qershor 2021 | 14:05

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Islam Thaqi, kanë parë nga afër punimet që po realizohen për ndërtimin e “Shtëpisë për të moshuar” në lagjen Dardania dhe objektin e “Qëndrimit ditor për të moshuar” në lagjen Terzimahallë.

Haskuka ka thënë se shtëpia e të moshuarve është projekt i trashëguar nga qeverisja e kaluar, i cili është vonuar për shkak të papërgjegjësisë së operatorit ekonomik.

“Kontratën me këtë operator e kemi shkëputur, ndërkaq me kontratën e re të nënshkruar tanimë këto punime janë duke u zhvilluar me një intensitet të lartë. Si rezultat i kësaj, projekti do të përfundojë së shpejti, ndërkaq funksionalizimi i saj do të bëhet në vitin 2022, kur do të bëhet edhe rekrutimi i stafit të saj”, ka thënë ai.

Haskuka ka thënë se ky objekt do të ofrojë qëndrim tërëditor për 30 të moshuar, me të gjitha kushtet e nevojshme dhe të parapara me standardet për ofrimin e shërbimeve sociale.

Ndërkaq, në anën tjetër, ai ka bërë me dije se janë duke vazhduar punimet edhe për objektin e “Qëndrimit ditor”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka…