
Vazhdojnë punimet në objektin e ri të shkollës “Edmond Hoxha” në Junik
26 korrik 2020
| 16:42
Kryetari i komunës së Junikut, Agron Kuçi me bashkëpunëtorë ka vizituar vendpunishtën e objektit të ri të shkollës fillore të mesme të ulët “Edmond Hoxha”, projekt i hartuar bazuar në kërkesat dhe nevojat e nxënësve me qëllim të zhvillimit efikas të procesit mësimor.
Projekti: “Ndërtimi i shkollës fillore të mesme të ulët Edmond Hoxha” financohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.