Vazhdojnë punimet në pastrimin e lumit “Drenica”
Drejtoria e Infrastrukturës në Komunën e Drenasit është duke vazhduar në implementimin e projekteve të planifikuara për këtë vit.
Sipas kësaj komune, në mesin e dhjetëra projekte të kësaj drejtorie, këtë vit ka vazhduar edhe me pastrimin, thellimin dhe zgjerimin e lumit “Drenica” dhe “Vërbica”.
“Pastrimi, thellimi dhe zgjerimi i këtyre lumenjve ka gjatësinë afër 35 kilometra dhe atë në këto drejtime; nga fshati Çikatovë e Re në drejtim të fshatit Gllobar, Tërstenik I dhe II, Polluzhë deri në kufi me fshatrat e Komunës së Skenderajt, pastaj ka vazhduar në fshatin Vërboc. Si rregullimi i shtratit të lumit Drenica është në lloton 5 dhe 6, ndërsa janë duke u punuar në llot 7 nga Zabeli i Ulët në drejtim të Negrocit. Kujtojmë se për zgjerimin, thellimin dhe pastrimin e lumit ‘Drenica’ dhe “Vërbica” është duke vazhduar llot 1, 2 dhe 3, nga ‘Guri i Plakës’ në fshatin Dobroshec në drejtim të Drenasit dhe Komoranit”, është thënë në njoftimin Komunës së Drenasit.
/Epoka e re/