Vazhdojnë punimet në projektin “Ndërtimi i kanalizimit në lagjen Mema”
11 shtator 2020
| 14:31
Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, ka përcjell nga afër ecurinë e punimeve në projektin “Ndërtimi i kanalizimit në lagjen Mema”.
Kryetari Ilazi tha se projektet e tilla do të ndihmojnë kompletimin e infrastrukturës rrugore si dhe do të lehtësojnë jetesën e banorëve të kësaj ane.
Sipas drejtorit të Shërbimeve Publike, Ramadush Osmani, ky projekt është duke u realizuar në kuadër të planifikimeve të drejtorisë dhe po implementohet me kontratën njëvjeçare “Ndërtimi i kanalizimeve fekale atmosferike”.
Deri më tani janë punuar mbi 2 km gjatësi të rrjetit të kanalizimit fekal në këtë lagje.
(Q.R / Epoka e re)