Vazhdojnë punimet në renovimin e objektit të Shtëpisë së Kulturës “Mensur Zyberaj”
Po vazhdojnë punimet në renovimin e objektit të Shtëpisë së Kulturës “Mensur Zyberaj” në qytetin e Rahovecit.
Renovimi i objektit ka nisur gjatë vitit të kaluar me renovimin e brendshëm dhe pas përfundimit të punëve përbrenda objektit, punimet janë duke vazhduar në renovimin e jashtëm të objektit.
Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Rahovecit, Ervin Hoxha, ka thënë se në objektin në fjalë nuk ka pasur ndonjë intervenim sikur ky që tani është duke u bërë.
“Renovimi i brendshëm ka përfunduar dhe tani është duke u punuar në renovimin e jashtëm të objektit dhe shumë shpejt ky objekt do të marrë pamjen tjetër. Ne në vazhdimësi në do të jemi të përkushtuar që të investojmë, në ofrimin e kushteve sa më të mira për zhvillimin e aktiviteteve kulturore në Komunën tonë”, ka thënë Hoxha.
Ky projekt financohet nga buxheti i Komunë së Rahovecit.