Vazhdojnë punimet në rregullimin e “Xhepit Urban” në lagjen “Arbëria”
29 gusht 2023
| 12:01
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se janë duke vazhduar me rregullimin e “Xhepit Urban” në lagjen “Arbëria”, e cila përmes shkallëve do të lidhë rrugën “Vicianum” me atë “Ahmet Krasniqi”
“Në një sipërfaqe prej 1,093 m² do të krijojmë një park, shtigje e pushimore për këmbësorë”, ka njoftuar Rama.
Ai së bashku me të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë, Keisuke Yamanaka, vizituan punimet të cilat janë duke u bërë në realizimin e këtij projekti.