Vazhdojnë punimet në rrugën “Ismail Klosi” në Bërnicë, pusetat e hapura, rrezik për kalimtarët
14 tetor 2023
| 22:24
Në rrugën “Ismail Klosi” në Bërnicë të Poshtme po vazhdojnë punimet fillimisht për të vendosur rrjetin e kanalizimit dhe tash kanalin për tërheqjen e ujit nga shiu, por kjo rrugë ende nuk ka një përfundim si duhet, shkruan “Epoka e re”.
Këto punime që kanë nisur pothuajse që dy vjet janë duke i besdisur banorët e kësaj pjese.
Pusetat që kanë mbetur të hapura, pa iu vendosur shirit mbrojtës, tashme janë rrezik për kalimtarët, sidomos për fëmijët që shfrytëzojnë këtë rrugë për të shkuar në shkollë.
Banorët kanë theksuar se Komuna e Prishtinës duhet të marrë masa dhe të përfundojë kjo rrugë edhe me asfaltim si duhet.