Vazhdojnë punimet në rrugët e fshatit Gjonaj në Prizren
27 maj 2019
| 16:14
Komuna e Prizrenit ka njoftuar se Drejtoria e Shërbimeve Publike është duke vazhduar punimet me intensitet të lartë në kuadër të projektit për ndërtimin e infrastrukturës rrugore në fshatin Gjonaj të kësaj komune.
Sipas Komunës së Prizrenit, projekti një fjalë parasheh kubëzimin e rrugëve në disa lagje të fshatit si dhe vendosjen e skajoreve në këto rrugë, në gjatësi të përgjithshme prej 686 metrave. Përveç kësaj është paraparë edhe riparimi i rrugëve me asfalt.