Vazhdojnë punimet në stadiumin ndihmës në Komoran të Drenasit
22 maj 2024
| 12:36
Në kuadër të planit pesëvjeçar, Ministria e Sportit po vazhdon me investime në infrastrukturën e futbollit në gjithë vendin.
“Punimet me intensitet të lartë janë duke vazhduar edhe në stadiumin ndihmës në Komoran, ku po krijohet një ambient i ri dhe modern për futbollistët dhe talentët e rinj. Ky stadium pothuajse ka marrë pamjen përfundimtare, si një e arritur e shumëpritur në shërbim të sportdashësve dhe qytetarëve”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.