Vazhdojnë punimet në Urën e Ibrit, karabinierët prezentë vëzhgojnë situatën

10 gusht 2024 | 17:32

Punimet në Urën e Ibirt po vazhdojnë edhe sot, në vazhdën e përgatitjeve dhe synimeve të Qeverisë së Kosovës për hapjen e Urës, ndonëse aleatët kanë dhënë vërjetje serioze dhe kanë shprehur qëndrimin e tyre kundër ndryshimit të statutit aktual të Urës së Ibrit.

Siç raporton KoSSev, sot janë parë puëntorë të cilat kanë punuar në pjesën e sipërme të strukturës së urës, duke rregulluar edhe pjesët ku ka pasur çarje betoni apo ku ka rënë betoni me kalimin e viteve.

Gjithashtu punëtorët kanë vazhduar me lyerje të pjesëve të Urës. Ndërsa një raport mbi kapacitetin mbajtës të urës pritet të dalë, pasi është bërë testimi me katër kamionë të ngarkuar rëndë.

KoSSev shkruan se punimet e sotme në urë po ndiqen edhe nga karabinierët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sylejman Glareva shpall të mbyllur biznesin "GEK PHARM" SHPK, Obiliq.