
Vazhdojnë punimet për asfaltimin e rrugëve në Klinë të Skenderajt
10 shtator 2019
| 17:16
Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, së bashku me inxhinierë dhe profesionistë kanë inspektuar punimet e realizimit të projektit për asfaltimin e rrugëve në fshatin Klinë.
Kjo komunë ka bërë me dije se si në çdo fshat, edhe në fshatin Klinë po vazhdojnë investimet e komunës, ku aktualisht po punohet për përgatitjen e rrugës për asfaltim, për ta përmirësuar infrastrukturën rrugore në këtë pjesë.
/Epoka e re/