
Vazhdojnë punimet për muzeun e dëshmorëve në Landovicë
26 tetor 2020
| 14:24
Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik (DTZhE) në Prizren ka njoftuar se punimet për restaurimin e Kompleksit Memorial të Dëshmorëve në Landovicë, është duke vazhduar me ritëm të përshpejtuar.
Aktualisht, në këtë kompleks janë duke u zhvilluar punime të ndryshme për restaurimin e tërësishëm të objektit. Përfundimi i projektit do të bëhet sipas afatit të kontratës dhe ky kompleks do të funksionalizohet së shpejti si muze i dëshmorëve.