Vazhdojnë punimet për ndërtimin e fushave sportive në komunën e Rahovecit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Samajl Latifi, ka inspektuar punimet për ndërtimin e fushave sportive në këtë komunë.
Ai ka treguar se janë duke vazhduar punimet edhe në Kramovik dhe Opterushë.
Sipas Latifit, terrenet rekreativo-sportive janë të nevojshme për shëndetin e njeriut dhe gjallërojnë jetën sportive te të rinjtë.
“Po vazhdojnë punimet për ndërtimin e fushave sportive në Komunë të Rahovecit. Pas fillimit të ndërtimit në Rahovec e Dejnë, filluan ndërtimet edhe në Kramovik dhe Opterushë, ku isha për të parë ecurinë e punimeve. Jemi të përkushtuar që të ndërtojmë sa më shumë terrene rekreativo-sportive në Rahovec, pasi që janë të nevojshme për shëndetin e njeriut, si dhe gjallërojnë jetën sportive te të rinjtë”, ka shkruar Latifi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/