Vazhdojnë punimet për ndërtimin e QKMF-së së re në ish kampin e KFOR-it në Prizren
05 korrik 2023
| 11:45
Komuna e Prizrenit ka njoftuar se janë duke vazhduar punimet drejt finalizimit të projektit të ndërtimit të QKMF-së së re, në ambientet e ish kampit të KFOR-it (Innovation and Training Park – ITP) me rreth 1.500 metra katrorë hapësirë për ofrimin e shërbimeve mjekësore, si dhe hapësirë të mjaftueshme parkimi për pacientët.
Sipas njoftimit të komunës, ky projekt planifikohet të përfundojë vitin e ardhshëm dhe pritet të jetë modern si në aspektin infrastrukturor ashtu edhe në atë të ofrimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Komunës së Prizrenit.