Vazhdojnë punimet për rehabilitimin rrugës që lidh fshatrat Dedaj dhe Lugishtë të Hasit
31 tetor 2019
| 14:53
Komuna e Prizrenit ka njoftuar se janë duke vazhduar punimet për rehabilitimin e rrugës që lidh fshatrat Dedaj dhe Lugishtë të Hasit.
Kjo komunë ka theksuar se rehabilimitimi i kësaj rruge buxhetit komunal do t’i kushtojë rreth 250 mijë euro.
“Në këtë rrugë, që ka gjatësi rreth 6 kilometra dhe gjerësi 5 metra, është bërë mbulimi i gropave, pastrimi i terrenit përskaj rrugës, shtrimi i shtresës së re me asfalt, dhe së fundi do të bëhet edhe sinjalizimi vertikal dhe horizontal i saj. Projekti i rrugës Dedaj – Lugishtë e Hasit është realizuar në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe vlera e tij arrin në rreth 250 mijë euro”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit.
/Epoka e re/