Vazhdojnë punimet për rregullimin e infrastrukturës brenda kazermave të FSK-së

27 shtator 2022 | 11:33

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë me dije se krahas blerjes së pajisjeve ushtarake po vazhdojnë punimet intensive për rregullimin e infrastrukturës së nevojshme brenda kazermave të FSK-së.

“Në kuadër të kësaj në kazermën ‘Skënderbeu’ në Ferizaj po vazhdojnë punimet për ndërtimin e depos së logjistikës, që do përmbushë nevojat e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes për sistemimin e pajisjeve. Ky projekt që është dyvjeçar pritet të përfundoj brenda pak muajsh”, ka shkruar Mehaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në përgjigje ndaj kërkesës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar…