![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/04/tifo-780x439-1.jpg)
Vazhdojnë skenat e dhunës në futbollin meksikan
25 prill 2022
| 09:05
Futbolli meksikan nuk ka mësuar asgjë nga dhuna në tribuna pas ngjarjeve fatkeqe që ndodhën në Estadio Corregidora në fillim të marsit.
Pasditen e së dielës, në përfundim të ndeshjes në mes të Cruz Azul dhe Atletico de San Luis në Estadio Azteca, një grup tifozësh u përplasën në dalje të një prej tuneleve të stadiumit.
Pamjet janë kapur në video dhe janë shpërndarë në rrjete sociale.
Për dallim nga skenat e shëmtuara nga hera e kaluar, tani ato ndodhën jashtë stadiumit, pasi ishin paralajmëruar edhe ndëshkime ndaj klubeve nëse njëra palë e tifozëve bën rrëmujë përbrenda.