Vazhdojnë stërvitjet e ushtarëve të Kosovës me ushtrinë amerikane
29 nëntor 2021
| 12:08
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se muaji nëntor do të finalizojë certifikimin e stërvitjeve sfiduese të komandove të FSK-së.
“Nëntori me finalizim dhe certifikim të stërvitjeve sfiduese të komandove të FSK-së. Stërvitjet me instruktorët e Ushtrisë Amerikane për manovrim në terrene sfiduese malore është lartësia e profesionalizmit tonë! Vazhdojmë me suksese të reja”, ka shkruar ministri Mehaj.