Vazhdojnë sulmet ndaj protestuesve në Serbi
23 janar 2025
| 08:12
Në rrugën Otona Zupancica në Novi Beograd, një burrë në moshë të mesme ka dalë nga dritarja e një apartamenti në katin përdhes dhe ka sulmuar me një shkop druri nxënësit dhe mësuesit e Shkollës së Medias Grafike.
Incidenti ndodhi kur nxënësit dhe mësuesit po ktheheshin nga ceremonia e nderimit të viktimave në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 15 persona dhe dy të tjerë u plagosën rëndë.
Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin kur burri del nga dritarja e apartamentit dhe sulmon studentët me një shkop druri, shkruan danas.rs.