Vazhdojnë takimet mes qytetarëve dhe autoriteteve lokale për prioritetet buxhetore për 2020-n

02 dhjetor 2019 | 15:30

KDI po mbanë takime në fshatra e lagje në 11 komuna të Kosovës me banorë dhe zyrtarë komunal, me qëllim të përfshirjes së prioriteteve që kanë banorët, në buxhetin komunal për vitin 2020-2021.

Në takime të organizuar në fillim të muajit nëntor, banorët kanë pasur rastin të paraqesin drejtpërdrejtë kërkesat dhe prioritetet e tyre lidhur me rregullimin e çështjeve që prekin përditshmërinë e tyre, e që bien në kompetencat e nivelit lokal.

Takimi në Skifteraj: Në takimin e realizuar me gra në fshatin Skifteraj të komunës së Vitisë, çështja e gjinekologut dhe mungesa e çerdheve publike është konsideruar si prioritet që duhet të adresohet nga nivelin komunal.

Takim në Godanc: Në takimin e organizuar me gratë e fshatit Godanc të komunës së Drenasit, gratë kanë kërkuar që të bëjnë Mamografi, duke theksuar që kjo është një kërkesë që është adresuar tani e dy vite. Po ashtu numri i madh i papunësisë ka qenë një brengë tjetër që e kanë adresuar gratë gjatë këtij takimi, duke kërkuar që të i’u ofrohen grante bujqësore nga komuna.

Takimi në Graçanicë: Në Graçanicë është mbajtur një takim i grupit joformal të rinjve të diplomuar me përfaqësuesit e nivelit lokal. Të rinjtë nga Graçanica, të cilët kryesisht jetojnë në vendbanimet/fshatrat e Komunës së Graçanicës, kanë adresuar problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen të rinjët. Papunësimi është paraqitur si problem më i madh I cili është arsye për një megrim të mundshëm të rinjëve. Nënkryetari Sasha Daniq ka theksuar që politika e administratës së tanishme ka për qëllim zhvillim të balancuar në të gjitha fshatra dhe vendbanime të komunës. Po ashtu ka theksuar që është i vetëdijshëm për sfidën e madhe kur bëhet fjalë për largimin e të rinjve, duke cekur që të gjitha kapacitete e nivelit komunal janë të orientuara drejt kësaj sfide.

Takimi në Shtrpcë: Në komunën e Shtrpcës është realizuar një takim në mes të grave dhe zyrtarëve/eve komunal. Gratë kanë informuar zyrtarët komunal që duan të përfshihen në punën e grupit joformal të grave i cili funksionon në kuadër të Komunës së Shtrpcës. Ato informuan përfaqësuesen e Komunës që dëshirojnë të japin kontributin e tyre për zgjidhjen e problemeve dhe sfidave të caktuara të cilat ekzistojnë kur është fjala për informimin për të drejtat e grave, pastaj pozita e grave në sferën publike, aktivizmi politik i grave dhe avokimi i pavarësisë më të madhe të grave në Komunën e Shtrpcës. Përfaqësuesja e Komunës së Shtrpcës shprehu falënderimin e saj për këtë iniciativë dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes…