Vazhdojnë të arriturat shkencore të stafit akademik të Fakulteti Juridik
23 shtator 2023
| 12:43
Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë në vazhdimësi po ngritet për nga cilësia dhe punimet shkencore të stafit akademik.
Bibliotekës, studiuesve shkencor dhe Universitetit ju shtua edhe një monografi shkencore e profesorit të Fakultetit Juridik njëherit Prodekan, prof. ass. dr. Petrit Nimani, me titull “Sistemet zgjedhore në Ballkanin Perëndimor me theks të veçantë në Republikën e Kosovës”.
Kjo monografi shkencore do të ju shërbejë të gjithë studiuesve të shkencave juridike dhe politike që studiojnë në UHZ, por edhe në vendet tjera për sistemet e zgjedhjeve.
Theksojmë se, autori, profesor Nimani, në vazhdimësi ka publikuar punime dhe tekste universitare, të cilat i shërbejnë Universitetit për studuesit vendor dhe ndërkombëtar.