Vazhdojnë të ngritën kapacitetet e institucioneve në luftën ndaj Covid-19
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike në emër të Grupit Ndërinstitucional për Menaxhimin e Incidenteve ka pranuar donacion një softuer analitik nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë.
Ky softuer do të jetë një ndihmesë për menaxhimin më të mirë të situatës së shkaktuar nga pandemia e virusit Covid-19.
Këtë donacion e pranoi ushtruesja e detyrës së sekretares e MPBAP-së, Drita Hasani, e cila e falënderoi UNDP-në për bashkëpunim dhe mbështetjen e dhënë me këtë rast.
Në anën tjetër, zëvendëskoordinatorja e programit në UNDP, Marta Gazideda ka theksuar se UNDP-ja do të vazhdojë të përkrahë edhe më tej institucionet e Republikës së Kosovës, me qëllim të përballimit sa më të mirë të pandemisë së koronavirusit.
(M.K / Epoka e re)