Vazhdojnë të shtënat në veri (Video)

24 shtator 2023 | 12:41

Të shtëna me armë po vazhdojnë të dëgjohen në veri të vendit.

Në një video të publikuar nga Klankosova.tv dëgjohen të shtëna të cilat dyshohet se nuk janë e një kalibri të vogël.

Se të shtënat ndaj Policisë së Kosovës po vazhdojnë e konfirmoi edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Ai ka thënë se kjo është arsyeja pse i kanë bërë thirrje Serbisë që të mos sponsorizojnë sulmet terroriste në veri.

“Një polic ka mbetur i vrarë sot në krye të detyrës ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur, në komunën veriore të Zveçanit. Të shtënat me armë kundër policisë janë në vazhdim. Kjo është arsyeja pse ne kemi bërë thirrje që Serbia të ndalojë sponsorizimin e sulmeve terroriste në veri”, ka shkruar Kurti pak më parë.

Kryeministri pritet të dalë edhe në një konferencë për media pas mbajtjes së mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë 30 persona të armatosur - profesionistë ushtarakë dhe policorë…