Vazhdojnë trajnimet e ushtarëve të FSK-së me instruktorët ushtarakë amerikanë

25 janar 2022 | 13:55

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se patrullimi në zonat e sigurisë, përballja me luftëtarët e armikut, si dhe realizimi i detyrave taktike mbrojtëse dhe kundërsulmuese, u realizuan me sukses në trajnimin “Reaguesi i Parë në Fushëbetejë”.

“Ushtarakët tanë të Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë u trajnuan dhe certifikuan me sukses nga instruktorët ushtarakë të forcave partnere amerikane. Vazhdojmë fuqishëm me arsimim dhe stërvitje drejtë standardeve më të larta profesionale”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuesi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), Ymer Fejzullahu…