Vazhdojnë vlerësimet pozitive për romanin “Eskadronët e vdekjes” të Bardhyl Mahmutit
Pas vlerësimeve tejet pozitive të shkrimtarëve të njohur shqiptar Besnik Mustafaj, Bedri Islami, Viron Graçi, Sevi Lami-Agolli për romanin “Eskadronët e vdekjes” të Bardhyl Mahmutit, edhe shkrimtari nga Dibra (Shqipëri) Ahmet Prençi fton miqtë e vet që të lexojnë këtë roman që i ka lënë mbresa të jashtëzakonshme.
Prençi fresën e ka bërë në llogarinë e tij në “Facebook”.
Postimi i plotë i tij:
Ju ftoj miq ta lexoni romanin “Eskadronët e vdekjes” të Bardhyl Mahmutit.
Ky libër më la mbresa të jashtëzakonshme të luftës së Kosovës. Autori mjeshtërisht ka gdhendur një kronikë drithëruese të kësaj tragjedie njerëzore. Me një teknikë të admirueshme letrare, autori na paraqet një roman historik me të vërteta tronditëse që pasqyron realitetin e hidhur që përjetuan shqiptarët por edhe intelektual serbë që nuk e donin këtë luftë. Është një kronikë e shkëlqyer për çdo lexues e aq më tepër për brezat që do vijnë.
Faleminderit autorit për këtë vepër të realizuar mjeshtërisht.