Vazhdon aksioni “Brezovica”, prokuroria thotë se po bëhen inspektime
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë me dije se është duke vazhduar inspektimi në zonën e Brezovicës, që është vazhdimësi e aksioneve të mëhershme në rastin e njohur si “Brezovica”.
Sipas Prokurorisë, inspektimi po bëhet në koordinim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë, Inspektoratin e Ministrisë së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Prakut Kombëtar “Sharri” dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës.
“Qëllimi i këtij inspektimi është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Kujtojmë se aksioni i njohur si “Brezovica” filloi më 21 dhjetor 2021 dhe deri më tani janë arrestuar mbi 30 persona.