Vazhdon aksioni i pastrimit të ambientit në Suharekë
10 maj 2020
| 15:52
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë me dije se është duke vazhduar pastrimi i ambientit në territorin e kësaj komune.
Muharremaj ka theksuar se një iniciativë e tillë ka vazhduar edhe në fshatin Javor, falë interesimit të banorëve të këtij fshati.
“Tani vazhdohet në Javor me iniciativën e banorëve në pastrimin e ambientit. Natyrisht, me masa mbrojtëse dhe me distancë fizike, ne po e mbrojmë natyrën nga mbeturinat dhe me çdo kusht do ta ruajmë atë”, ka shkruar Muharremaj në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G / Epoka e re)