Vazhdon aksioni për eliminimin e deponive ilegale në Drenas
09 dhjetor 2018
| 16:46
Komuna Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë është duke vazhduar aksionin për eliminimin e deponive ilegale. Si vazhdimësi e këtij aktivitetit, në fundjavën e kaluar është bërë eliminimi i deponisë në fshatin Fushticë të Ultë dhe Sankoc.
Komuna e Drenasit është duke vazhduar me intensitet të shtuar eliminimin e deponive duke angazhuar edhe dy kompani tjera private për eliminimin e të gjitha deponive që janë në territorin e kësaj komune.
/Epoka e re/