Vazhdon aksioni për largimin e kioskave pa leje në Mitrovicë
Me kërkesë të Drejtorisë për Planifikim dhe Urbanizëm të Komunës së Mitrovicës, inspektorët komunal kanë ndërmarrë aksion për largimin e dy kioskave, të vendosura buzë lumit Ibër, të cilat operonin pa leje adekuate nga autoritetet komunale.
Me këtë rast Drejtoria e Inspeksionit, iu është përgjigjur kësaj kërkese, pasi që pronarët e kioskave nuk i kanë kryer obligimet ligjore ndaj Komunës së Mitrovicës, dhe kanë shfrytëzuar kioskat edhe pas skadimit të afatit të paraparë të kontratës.
Ky aksion është zhvilluar edhe me asistencë të Policisë së Kosovës, duke ndihmuar në lirimin e hapësirave publike dhe krijimin e kushteve për qarkullim të lirë të qytetarëve.
Drejtoria e Inspeksionit ka bërë me dije se aksione të këtilla do të vazhdojnë deri në eliminimin e tërësishëm të kësaj dukurie, në mënyrë që të lirohen hapësirat e uzurpuar komunale.
/Epoka e re/