Vazhdon aksioni “Pika”, pritet arrestimi i zyrtarëve policorë të dyshuar për korrupsion

08 prill 2022 | 11:12

Në kuadër të luftës kundër krimit dhe korrupsionit në pikat kufitare, në vazhdën e aksionit “Pika”, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka zbarkuar  të premten në pikën kufitare në Vërmicë, pas identifikimit të zyrtarëve policorë që dyshohen të jenë të përfshirë në disa vepra penale.

IPK-ja ka bërë me dije se në kuadër të aksionit të koduar si “Pika 2” pritet të vihen në pranga dhjetëra zyrtarë policorë nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrje ryshfeti”.

Hetimi i nisur rreth një vit më parë ka rezultuar me identifikimin e zyrtarëve policorë të dyshuar për korrupsion, të cilët kanë qenë objekt hetimi nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe ka përfshirë masat e fshehta të në koordinim me Prokurorinë dhe të aprovuara nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blogerja e njohur shqiptare, Armina Mevlani, shpesh merr vëmendje me…