Vazhdon anëtarësimi i bizneseve në AKB, Lala: “Lokaj Plast” është storie e suksesit
Shefi i kabinetit të kryetarit të AKB-së për rrafshin e Dukagjinit, Avdi Lala, ka vizituar biznesin “Lokaj Plast”, ku është prituar nga pronari Ali Lokaj.
Gjatë kësaj vizite z.Lala është informuar me punën dhe angazhimin e kompanisë si dhe nevojat e saj. Më pas kompania e mirënjohur deçanase është anëtarësuar në AKB.
Njoftimi i plotë i Avdi Lalës:
Në vazhdën e punës në terren dhe takime, në kordinim të planit të punes dhe udhëzim nga kryetari z.Fetahu sot shefi i kabinetit z.Avdi Lala, vizitojë dhe anëtaresoj bizneset e sektorit prodhimit të dyerve dhe dritarëve nga plastika, dhe shumë shërbime të tjera në këto sektorë në Gjakovë dhe më gjerë në rrafshin e Dukagjinit.
Nga këto vizita u arritën marrëveshje anëtarësie me kompaninë shumëvjeçare për prodhimin e dyereve dhe dritarëve nga plastika në Rrafshin e Dukagjinit, ndër më të mëdhenjtë dhe shumë shërbime të një kualiteti të lartë dhe shumë cilësor të gjitha shërbimeve nga ky sektor në fushën e lartëcekur dhe të gjitha shërbimet të tjera nga ky sektor per rrafsh të Dukagjinit, me biznesin, “LOKAJ PLAST” – në Deçan, me pronar z.Ali Lokaj.
z.Lala në emer të kryetarit z.Fetahu së bashku me bashkëpuntorë të tij, e përgëzojë z.Lokaj, për punën qe po bën si një përpunues dhe prodhues i shkelqyeshem dhe shume cilsorë për klientët qe e vizitojnë nga mbarë Kosova dhe me gjerë në Komunen e Deçanit, dhe shërbyes i suksesshëm në të gjitha llojet e veprimtarisë te këtij sektori për klientët, dhe si biznes që ka një numër të madh punëtoresh të punësuar, gjë qe ulë dukshëm papunësinë dhe njëherish rrit buxhetin e shtetit si tatimpagues i madh në këtë sektor.
Nga sot e tutje biznesi ne fjalë është anëtar i AKB-së dhe rrugëtimi të ecë se bashku me të gjitha bizneset qe ka Aleanca Kosovare e Bizneseve si e vetmja “LIDERE” e të bërit biznes në Kosovë, Rajon, Ballkan, Europë dhe botë.