Vazhdon aplikimi për pranim të studentëve të rinj në UShAF
Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), po vazhdon aplikimi i rinjve për pranim në studime për vitin akademik 2019/20.
Është dita e dytë e konkursit dhe deri më tani po shfaqet interesim i madh për aplikim në programet të cilat UShAF i ka hapur në afatin e parë të konkursit.
Arianita Jashari, e cila ka aplikuar në programin Inxhinieri Industriale me Informatikë dhe Arta Kamberi, e cila ka aplikuar në programin Arkitekturë e Interierit dhe Dizajn i Mobileve, ishin ndër aplikueset e para, të cilat me dëshirë të madhe zgjodhën Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe sipas tyre arsyet që kanë përzgjedhur këtë universitet janë kushtet e krijuara për studentë, cilësia, praktikat e studentëve dhe aktivitetet e shumta që organizon universiteti.
/Epoka e re/