Vazhdon asistenca teknike nga FMN-ja
01 mars 2018
| 12:10
Në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) është duke qëndruar një ekip i angazhuar nga FMN-ja për projektin e asistencës teknike për vitet 2019-2021.
Qëllimi i këtij projekti është që ATK-ja të ndihmohet në realizimin sa më të mirë të misionit të saj, si dhe objektivave të tjera strategjike.
Objektivi specifik i këtij ekipi është që të ofroj asistencë teknike në administrimin më të mirë të përmbushjes tatimore, mënyrën e menaxhimit të proceseve, si dhe fuqizimin e funksioneve kryesore të administratës tatimore.
Gjatë takimit u diskutua edhe për fushat e bashkëpunimit, në kuadër të planit vjetor të asistencës teknike, të cilat mund të ofrohen nga FMN.