Vazhdon bashkëpunimi mes FSK-së dhe KFOR-it

16 shtator 2022 | 15:06

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari.

Të dy gjeneralët diskutuan për bashkëpunimin në mes të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe misionit të KFOR-it në Kosovë, gjithashtu edhe situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

“Të dy gjeneralët u pajtuan për vazhdim të bashkërendimit dhe koordinimit të aktiviteteve si dy institucione kyçe të sigurisë në vendin tonë. Në fund, gjeneral Jashari falënderoi gjeneralin Kajari për shërbimin e ushtarakëve të saj në misionin e KFOR-it”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
32 fermerë nga Komuna e Skenderajt janë përfitues të 30…