Vazhdon bashkëpunimi në mes të MD-së dhe ambasadës britanike

12 maj 2021 | 15:01

Ministria e Drejtësisë dhe Ambasada Britanike kanë nënshkruar sot Memorandum Mirëkuptimi për të vazhduar ofrimin e mbështetjes për Ministrinë, përmes angazhimit të ekspertëve vendor ligjor.

Sipas njoftimit të Mistrisë së Drejtësisë, ekspertët ligjor do të vazhdojnë të mbështesin ministrinë në finalizimin e Rishikimit Funksional, në hartimi të legjislacionit si dhe në avancimin e prioriteteve të tjera të Ministrisë së Drejtësisë.

“Në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit, zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Ardian Bajraktari, e ka falënderuar Ambasadën për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Ministrinë dhe theksoi se është i bindur se angazhimi i ekspertëve që shërbejnë në Ministri do të vazhdojë të jetë i kënaqshëm siç ka qenë deri më tash. Ndërkaq, Kryesuesja e Sundimit të Ligjit dhe Sigurisë Ndërkombëtare në Ambasadën Britanike, znj. Jennifer Blakeney, tha se kjo do t’i mundësojë Britanisë që të vazhdojë të ofroj mbështetje përmes ekspertëve ligjorë për sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe për t’i ndihmuar qeverisë për të arritur prioritetet e saj në sundimin e ligjit”, është thënë në njoftimin e MD-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sporting Lisbon janë shpallur kampion pas fitores së tyre fituar…