Vazhdon bashkëpunimi në mes SHKK-së dhe ICITAP-it amerikan

09 korrik 2021 | 15:31

Zëvendësuesi i drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Rasim Selmani, ka pritur në takim atashenë e ICITAP-it pranë Ambasadës Amerikane në Kosovë, Kimberly Riffe, me të cilën diskutuan lidhur me vazhdimin e bashkëpunimit mes SHKK-së dhe ICITAP-it.

Gjatë takimit, Riffe ka thënë se ICITAP do të vazhdojë ta mbështes fuqishëm zhvillimin e SHKK-së në të gjitha fushat, si në aspektin e sigurisë, ashtu edhe në  ngritjen e kapaciteteve profesionale të stafit.

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së, Selmani, ka falënderuar atashejen, Riffe për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Qeveria Amerikane po i jep Shërbimit Korrektues të Kosovës në fushën e trajnimeve, trajnime këto të cilat dita ditës  po ndikojnë në rritjen e profesionalizmit të SHKK-së.

ICITAP përmes donacioneve dhe trajnimeve të ndryshme ka mbështetur dhe po vazhdon ta mbështes zhvillimin e SHKK-së në të gjitha fushat, duke aspiruar në ndërtimin e një sistemi të vet qëndrueshëm, të pavarur dhe të sigurt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Maqedonia e Veriut dhe Greqia të premten nënshkruan në Athinë…