Vazhdon dezinfektimi i objekteve të të prekurve me Covid-19 në Malishevë
Në kuadër të përkujdesjes dhe krijimit të sigurisë në aspektin shëndetësorë, për familjet e rasteve të prekura me Covid-19, Komuna e Malishevës, edhe sot ka vazhduar me dezinfektimin e objekteve dhe hapësirës së jashtme të këtyre rasteve.
Gjatë ditës së stome janë dezinfektuar edhe dy objekte të këtyre rasteve, duke e përmbyllur ciklin e dezinfektimit të të gjitha rasteve të prekura deri më tani.
Që nga fillimi i marrjes së masave parandaluese dhe masave tjera për luftimin e pandemisë së Covid-19, Komuna e Malishevës, disa herë ka bërë dezinfektim të hapësirave në qytetet, pastaj objektet e institucioneve, përfshi edhe objektet shëndetësore, si dhe me projektin humanitar të “Zona Park”, edhe shtëpitë e të prekurve.
Përveç masës së dezinfektimit të deritanishëm, në ditët në vijim Komuna e Malishevës pritet t’i shtojë këto masa parandaluese të dezinfektimit.
/Epoka e re/