Vazhdon dhurimi i gjakut, Qendra e Transfuzionit punon deri pasmesnatës

11 maj 2020 | 14:37

Qendra Kombëtare për Transfuzion të Gjakut (QKTGj), ka bërë me dije se ka mungesë të gjakut, ku krejt kjo ka ardhur si pasojë e pandemisë. Pas këtij njoftimi, shumë qytetarë ai mësynë objektit të QKTGj-së për të dhuruar gjak.

Menaxherja për promovim dhe organizim të dhurimit të gjakut në Qendrën e Kosovës për Transfuzion të Gjakut, Albana Gashi, ka bërë me dije se për shkak të nevojës së madhe për gjak janë duke punuar deri pasmesnatës.

“Ne kemi filluar gjatë gjithës kohës edhe pse ka qenë pandemia, ne kemi vazhduar me dhurues të gjakut duke i respektuar karantinimin dhuruesit e gjakut, mirëpo ne tash që kemi filluar me apelin që i kemi bërë atyre, një numër i kënaqshëm i dhuruesve që kanë dhënë gjak”.

“Ne për me qenë afër tyre kemi përshtatur kohën e tyre, kemi vendosur që të punojmë deri në orët e vona të natës, deri në ora 24”, ka thënë Gashi, raporton “EO”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima ka paralajmëruar projektin e ri…