Vazhdon edhe në muajin gusht rritja signifikante e trafikut ajror në aeroportin ‘Adem Jashari’
09 shtator 2021
| 14:36
Gjatë muajit gusht, një numër prej 383,776 udhëtarëve kanë fluturuar nga dhe për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Kjo shifër tregon një rritje prej 254 për qind në krahasim me muajin gusht të vitit 2020 dhe 27 për qind në krahasim me muajin gusht të vitit 2019.
“Në periudhën janar-gusht të këtij viti përmes ANP ‘Adem Jashari’ kanë fluturuar gjithsej 1,445,467 udhëtarë që përfaqëson një rritje prej 123 për qind në krahasim me vitin 2020 dhe rënie prej 12 për qind në krahasim me vitin 2019 me të njëjtën periudhë të vitit”, është bërë me dije në njoftimin e Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës.