Vazhdon eksporti i “Prince Caffe”-s dhe miellit “Finnesa” në ShBA
20 dhjetor 2017
| 17:11
Devolli Corporation ka vazhduar të mërkurën me eksportin e radhës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo kompani ka eksportuar për në ShBA, kafe (Prince Caffe) dhe miell (Finnesa).
Devolli Corporation ka akredituar të gjitha produktet e saj me certifikatat me të njohura ndërkombëtare si FDA, BRC, IFS, HACCP, FSSC 2200, etj, duke bërë që këto produkte tashmë të eksportohen në 17 vende të botës.