Vazhdon fushata vetëdijesese për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore
Më rastin e shënimit të muajit ndërkombëtarë për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut në Drenas në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe Policinë e Kosovës, kanë mbajtur ligjëratë me nxënësit e klasave të VIII-IX të ShFMU “Gani Syla” në Poklek, me temën, parandalimi i trafikimit me qenie njerëzore dhe ngritja e vetëdijes së popullatës së gjerë.
Ligjërues të kësaj teme kanë qenë, nga Policia e Kosovës në Drenas, Qerime Bytyqi zyrtare nga policia për komunitete dhe psikologu Hazir Elshani.
Këto ligjërata, kanë për qellim vetëdijesimin e shoqërisë për Parandalimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe ngritja e vetëdijës së popullatës së gjerë, si dhe nxitjen e institucioneve përgjegjëse për krijimin e kushteve të sigurisë dhe përmasimin e kushteve të trajtimit të këtyre rasteve në Kosovë.