Vazhdon fushata vetëdijësuese për uljen e aksidenteve në komunikacion
31 tetor 2019
| 15:47
Shoqata e Sigurimeve e Kosovës (ShSK), Policia e Kosovës dhe Ministria e Infrastrukturës, sot në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë kanë vazhduar fushatën trijavore vetëdijesuese që për qëllim të vetëm ka uljen e aksidenteve me pasoja fatale.
Në këtë takim kanë marrë pjesë shumë studentë, përfaqësues nga policia e Kosovës, por edhe zyrtarë të lartë të Institucioneve të vendit.
Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, ka thënë se kjo shoqatë gjatë 12 muajve të vitit organizon aktivitete të shumta që për qëllim të vetëm e kanë rritjen e sigurisë në komunikacion.