Vazhdojnë gafat e Kariusit, ja mesazhi i tij

23 korrik 2018 | 13:23

Loris Karius vazhdon ta djallosë me gafat e tij. E fundit ishte ajo në ndeshjen mes Liverpoolit dhe Borussia Dortmund, mbrëmjen e djeshme.

Ai pritet të humbasë vendin e titullarit tek anglezët, pasi aty u transferua Alisson Becker nga Roma. Karius ka postuar në “Instagram” një mesazh emocionues për të gjithë.

“Për ata që kënaqen me dështimet ose vuajtjet e dikujt, ndjej keqardhje për ju. Çfarëdo që është duke iu ndodhur në jetën e juaj dhe duke mbajtur kaq shumë urrejtje, unë lutem për ju që t’ju kalojë dhe gjëra të mira të vijnë”, ka shkruar Karius.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrat e 20 vendeve të industrializuara dhe në ekspansion, në…