Vazhdon gjykimi kundër Shalës, dëshmitari i shtatë intervistohet në seancë private
05 qershor 2023
| 11:31
Në Gjykatën Speciale po vazhdon dëgjimi i dëshmitarit të shtatë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), në rastin kundër Pjetër Shalës.
Kjo është dita e katërt e dëshmisë së tij para trupit gjykues në Hagë.
Intervistimi i tij nga mbrojtja e Shalës po zhvillohet në seancë private ndërsa pritet të përfundojë deri në fund të ditës.
Njësoj sikur edhe gjashtë të tjerët, dëshmitari i shtatë, i cili mban kodin 1, është i mbrojtur dhe dëshmia e tij është dhënë kryesisht në seanca të mbyllura për publikun.
Pjetër Shala, i cili po qëndron në paraburgim prej marsit të vitit 2021, kishte kërkuar nga trupi gjykues që seancat të mbahen publike meqë po përdoren masa mbrojtëse për dëshmitarët.