Vazhdon gjykimi ndaj çlirimtarëve
12 dhjetor 2023
| 08:32
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë është paraparë që sot të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Të hënën seanca përfundoi pa ndonjë njoftim paraprak nëse dëshmitari Dejan Jeftiq mbaroi dëshminë e tij apo do ta vazhdojë.
Gjatë kohës sa ishte seanca në sesion publik, ky dëshmitar është marrë në pyetje nga mbrojtja e Hashim Thaçit, përmes avokatit Gregory Keohe, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Keohe pyeti dëshmitarin për periudhën kohore para arrestimit të pretenduar të tij së bashku me dy serbë të tjerë nga shqiptarë me uniforma të zeza.
Disa pyetje këtij dëshmitari iu parashtruan pa njoftim paraprak në sesion privat për publikun dhe me përmbajtje të redaktuar.