Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

17 janar 2024 | 08:08

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë sot do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Nga e hëna ka filluar dëshminë dëshmitari i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) me kodin W01493.

Ky dëshmitar i mbrojtur ka dëshmuar përmes videolidhjes.

Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, gjatë periudhës përkatëse ky dëshmitar ka shërbyer në zonën Operative të Dukagjinit dhe dëshmia e tij do të ofrojë informacion për strukturën dhe marrëdhëniet ndërmjet UÇK-së dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila,…