Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Speciale
20 mars 2024
| 08:06
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ndryshe edhe sot vazhdon dëshminë, dëshmitari i ZPS-së me kodin w04571, i cili ka filluar dëshminë dje përmes videolidhjes.
Sipas përmbledhjes së shkurtër të lexuar nga ZPS-ja në sallë të gjyqit, ky dëshmitar është shqiptar i Kosovës, i cili pretendon se ishte arrestuar dhe mbajtur nga anëtarë të UÇK-së në gusht 1998 ose rreth kësaj date.
Ky është dëshmitari i 52-të i ZPS-së deri më tani.