Vazhdon gjykimi ndaj Pjetër Shalës në Gjykatën Speciale

29 mars 2023 | 10:52

Në Gjykatën Speciale është duke vazhduar gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Pjetër Shala.

Në dy seancat e mëparshme, dëshmitarët e kanë akuzuar Shalën për keqtrajtim të familjarëve të tyre në një fabrike të hekurit në Kukës të Shqipërisë.

Gjatë fjalës së njërit nga dëshmitarët, Shala ka kërkuar që të largohet nga seanca për shkak të problemeve shëndetësore.

Kujtojmë se Shala është arrestuar më 16 mars 2021 në Belgjikë dhe është transferuar në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 15 prill 2021.

Më 19 prill 2021, Shala ishte paraqitur para gjykatësit të procedurës paraprake dhe kishte thënë se është i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është arrestuar një person në Gjakovë pasi e ka keqtrajtuar…