
Vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve
14 qershor 2023
| 08:04
Sot do të mbahet një tjetër seancë gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.
Seanca do të nisë në orën 09:00.
Ende nuk është bërë me dije nëse do të mbahet e hapur apo e mbyllur për publikun.
Në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, Trupi Gjykues II më 6 qershor rrëzoi kërkesën e ZPS-së për t’ia tërhequr vërejtje bashkëmbrojtësit të z. Thaçi, z. Dastid Pallaska, për deklaratat publike të bëra në një program televiziv.