Vazhdon greva e punëtorëve të prokurorisë dhe gjykatës në Prishtinë

09 mars 2022 | 15:14

Nga 1 marsi punëtorët e Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë janë në grevë, duke kërkuar realizimin e kërkesave të tyre.

Për shkak të kësaj greve janë duke dështuar të mbahen seancat gjyqësore me përjashtim të rasteve me paraburgim, dhunës në familje dhe pranim të shkresave për mos humbje të ankesave.

Kjo greve është duke u mbajtur për shkak të pakënaqësive në raport me trajtimin e punëtorëve të Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Kërkesat punëtorëve grevistë janë: Aprovimin e Ligjit për punëtorët e administratave të gjykatave dhe prokurorive, përafrimin e pagave të punëtorëve të administratës në raport me pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pagesa lineare nga 150 euro për çdo punëtor, shujta ditore prej 3 euro si dhe pagesa e udhëtimit prej 3 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e…